Dora Dorës përpilon Plan të ri të Veprimit për barazinë gjinore në Komunën e Prizrenit

 Me përfundimin e të qenit në fuqi të Planit ekzistues të Veprimit për Barazi Gjinore në Prizren 2012-2014, shoqata Dora Dorës ndërmorri iniciativën për të vazhduar këtë plan edhe për dy vitet e ardhshme 2015-2017.
    Kjo iniciativë mundësoi vazhdimimin e Politikave Gjinore përmes planifikimit të objektivave të reja për vitet 2015-2017. Me Planin e Veprimit ekzistues (2012-2014), grupet punuese kanë identifikuar pesë fusha kryesore për të intervenuar drejt përmirësimit e mirëqenies së gruas: arsimimi; shëndetësia; fuqizimi ekonomik i grave; të drejtat e grave dhe dhuna në familje; dhe gratë në vendimmarrje.
     Ndërsa në Planin e Ri të Veprimit u shtuan edhe fushat tjera të cilat nuk kanë qenë në Planin e vjetër, sikurse janë pjesëmarrja e grave në media, kulturë dhe sport.
    Me mbështetje nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK)RrGGK-së, Komuna e Prizrenit dhe organizata Swiss Caritas, shoqata Dora Dorës arriti të përpilojë Planin e ri gjatë muajit Dhjetor 2014.
    “Me projektin është arritur bashkëpunimi i përfaqësuesve të fushave të ndryshme, të institucioneve lokale  dhe të shoqërisë civile, prej të cilëve edhe është formuar grupi punues për hartimin e planit të veprimit,” tha Vjosa Curri, Drejtore Ekzekutive e shoqatës Dora Dorës.
    Numri i personave që morën pjesë në hartimin e Planit të Veprimit ishte 3, por përfitues të kësaj iniciative do të jenë të gjithë qytetarët e komunës të Prizrenit.
     Planin i ri i Veprimit për Barazi Gjinore 2015-2017 u publikua në katër gjuhë: Shqip, Serbisht, Turqisht dhe në gjuhën Angleze dhe së shpejti do të jetë në dispozicion në formë elektronike në ueb faqen e shoqatës Dora Dorës.
    Ky Plan përbëhet nga këto fusha: Përmirësimi i qasjes së vajzave dhe grave në arsimin cilësor; Përmirësimi i shëndetit të grave dhe vajzave dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore preventive; Promovimi i të drejtave të barabarta të grave dhe dhuna në familje; Fuqizimi ekonomik dhe rritja e punësimit të grave; Pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave në vendimmarrje në të gjitha fushat e jetës; Përmirësimi i imazhit të gruas në media/kulturë; Pjesëmarrja aktive e grave/vajzave në sport dhe kulturë.
     FGK mbështetët nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Kvinna till Kvinna (KtK).