Fushata e RrGK-së përmendet në Raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe të institucioneve pranuan raportin final të Misionit të Bashkimit Evropian (BE) për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM), për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019.  

Në takimin e datës 22 janar me shefen e këtij misioni, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian (PE) nga Gjermania, e pranishme ishte edhe Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova.  

Ky raport në pjesën kushtuar pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, përmend punën e bërë nga RrGK-ja për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, përmes fushatës “Voto për më shumë gra në Parlament”, zhvilluar në terren për pesë ditë (25-29 shtator 2019). 

KËTU mund të lexoni raportin e plotë në gjuhën angleze, kurse fushata e RrGK-së përmendet në faqen 33.  

Lidhur me pjesëmarrjen e grave në zgjedhjeve, EU EOM ka lëshuar dy rekomandimet e mëposhtme: 

  • Partitë politike të konsiderojnë politika të brendshme për promovimin e pjesëmarrjes së grave si dhe të përfshijnë çështjet gjinore në platformat partiake. Të rriten fondet publike për partitë që promovojnë barazinë gjinore. 
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të rrisë pjesëmarrjen e grave në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve.  

Në total ky raport përmban 23 rekomandime që synojnë përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore.  

Kujtojmë se pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Cramon-Taubadel u njoftua nga afër me kampanjën e RrGK-së “Voto për më shumë gra në parlament”, në takimin e mbajtur më 3 tetor me Rogovën. 

                             Më shumë për këtë takim mund të lexoni KËTU 

Ky mision është i pavarur dhe gjetjet e përfundimet e tij i përmbahen Deklaratës së Principeve për Vëzhgim Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, nënshkruar në tetor, 2005.  

Kujtojmë se përkrahja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje është pjesë e Strategjisë së RrGK-së 2019-2022.