Më 15 Shkurt 2013, RrGGK ka lajmëruar hapjen e raundit të dytë të granteve të Fondit të Grave të Kosovës. RrGGK ka ftuar organizatat e veta anëtare që të dorëzojnë aplikacione që do të kontribuonin në realizimin e Objektivave të Strtegjisë të identifikuara nga anëtaret e RrGGK në Planin Strategjik të RrGGK-së për periudhën 2012-2014.
Ky raund i granteve financohet nga Austrian Development Agency (ADA) me përkrahje shtesë nga Kvinna till Kvinna (KtK).
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 Mars 2013. RrGGK pret të shpallë përfituesit e granteve më 15 Prill 2013. Shuma maksimale e mundshme e grantit është 3,000€ dhe RrGGK ka paraparë të ndajë shumën totale 20,000€ në grante gjatë këtij raundi. Kohëzgjatja e projekteve nuk duhet të jetë më e gjatë se gjashtë muaj.
Vendimet e financimit do të mirren nga Komisioni Vlerësues i Fondit të Grave të Kosovës, i përzgjedhur nga anëtaret e RrGGK-së. RrGGK do të pranojnë aplikacione në gjuhën Shqipe dhe Serbe.
Për më shumë informata klikoni këtu: http://www.womensnetwork.org/?FaqeID=33, apo kontaktoni RrGGK-në.