Gratë në Drenas vetëdijesohen për kancerin e gjirit

     Me 22 shkurt, organizata Bliri, anëtare e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), mbajti takimin përmbyllës të projektit “Bëhu pjesë dhe ndihmo në parandalimin e sëmundjeve shekullore”. Në këtë takim morën pjesë gratë përfituese të projektit, trajneret dhe stafi i RrGGK-së.
     Pas tryezës së rrumbullakët, të mbajtur ditë më parë, OJQ Bliri përmbylli projektin me këtë takim informues me qëllim që të bëhej vlerësimi i ecurisë së projektit, ku përfitueset patën rastin të japim sugjerime ose këshilla për të ardhmen. Drejtoresha e OJQ Bliri, znj. Mahie Smajli, u shpreh mjaftë e kënaqur nga realizimi i këtij projekti, për të cilin ajo cilësoi që është edhe një shtysë që ajo të vazhdojë të akovojë e punojë për shëndetin e grave duke pas parasyh kushtet e rënda ekonomiko – financiare për gratë.
     Nga ky projekt kanë përfituar 400 gra pa dallim moshe dhe nxënës të 6 shkollave fillore. Për shkak të kërkesave të mëdha organizata Bliri në shkollën e 6 ka shkuar vullnetarisht, pasi që në projket ka qenë e paraparë të targetoheshin vetëm 5 shkolla të Komunës së Drenasit. Gratë përfituese janë vetëdijësuar në lidhje me kancerin e gjirit, si të kryejnë vetëkontrollë në mënyrë që të identifikohet sëmundja me kohë. Përderisa në shkolla fillore janë mbajtur gjithësej 10 takime me nxënës të klasave të 8-ta dhe 9- ta, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për varshmërinë ndaj drogave, alkoolit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, etj. Gjatë ligjërimit në këto shkolla trajnerja kishte vërejtur se këto tema janë konsideruar tabu dhe nuk janë diskutuar kurrë, madje as në lëndët përkatëse ku mësuesit temat e tilla i kishin tejkaluar.
     Znj. Kada Shala, përfituese nga ky projekt, shprehi falenderimet për mundësinë e këtij trajnimi, nga i cili ajo kishte përfituar më shumë njohuri rreth kancerit të gjirit si dhe për rëndësinë të bisedoj lirshëm me femijët e saj adoleshent për tema të ndryshme që i konsideronin tabu. Ajo ndër të tjera tha se: “po ndihem sikur përmes këtij projekti jam pjekur edhe më shumë, jemi vetëdijesuar lidhur me problemet që na shqetësojnë shumë”. Përveç tjera, OJQ Bliri ka përpiluar një listë që numëron 80 gra të cilat sapo të rregullohet mamogrami do të kryejn kontrolla
     Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës dhe financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA).