Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpall pozitë të hapur për monitorues/e, i/e cili/a do të kontribuojë në procesin monitorues dhe hulumtues të rasteve të Dhunës me Bazë Gjinore.
Kjo pozitë është me orar të plotë.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull: “Monitorues/e”, deri me 14 shkurt 2024.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen.
Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të përfunduara së paku 3 vite në Fakultetin Juridik;
- Ndjeshmëri ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore;
- Të përkushtuar për barazi gjinore;
- Të kenë njohuri mbi kornizën ligjore, me theks të veçantë në Ligjin për Parandalimin dhe
Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore dhe veprat penale të ndërlidhura me Dhunën me Bazë Gjinore;
- Të takohet me vajzat dhe gratë që kërkojnë mbështetje ligjore, për referim dhe këshillim;
- E preferueshme përvoja paraprake në monitorim të gjykatave dhe institucioneve të tjera (policinë, QPS-të, prokurorinë etj.);
- Të kenë shkathtësi në përpilim të raporteve të rasteve të monitoruara;
- Të hapur/a të pranojnë sfida të reja;
- Të gatshëm/me të punojnë nën presionin e kohës;
- Të asistojnë në draftim të kapitujve mbi punën e institucioneve në bazë të gjetjeve të monitorimit;
- Bashkëpunim dhe komunikim të mirë me njerëzit dhe qasje ekipore;
- Preferohet aftësi në gjuhën angleze, por nuk është e domosdoshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë që do të përfshijnë, por jo domosdoshmërisht të kufizohen në:
- Të bëjë monitorimin e seancave gjyqësore lidhur me dhunën me bazë gjinore dhe rastet e diskriminimit;
- Të rishikohen arkivat e gjykatave lidhur me dhunën me bazë gjinore dhe rastet e diskriminimit;
- Të mirëmbajë dhe plotësojë bazën e të dhënave si dhe shënimet e gjetjeve;
- Të draftojë dhe të ofrojë të dhëna gjatë hartimit të dokumenteve politike dhe raporteve bazuar në monitorim.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.