Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke realizuar hulumtimin mbi qasjen dhe qëndrimet e përfaqësuesve institucionalë gjatë trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore. Hulumtimi ka për qëllim të vlerësojë se sa kanë njohuri përfaqësuesit e institucioneve relevante mbi kornizën ligjore, strategjitë dhe planet e veprimit në mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore. Gjetjet e hulumtimit do të shfrytëzohen për krijimin e iniciativave avokuese me qëllim të përmirësimit të trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore.
Që të jeni pjesë e këtij hulumtimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në kosovawomensnetwork@gmail.com, deri më 18 mars 2024, me titullin: “RrGK- Hulumtues/e“. RrGK inkurajon djemtë dhe burrat të aplikojnë!
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet:
- Të kenë njohuri bazike mbi dhunën me bazë gjinore dhe kornizën ligjore në mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore;
- Së paku 2 vite përvojë pune si hulumtues/e, veçanërisht përvojë në realizim të intervistave dhe shkathtësi të theksuara të të intervistuarit;
- Të jenë afër diplomimit apo të diplomuar në fushat sociale dhe/apo juridik;
- Të kenë shkathtësi në të shkruar të raporteve hulumtuese në bazë të gjetjeve;
- Të dijnë ta bëjnë transkriptimin dhe kodimin e intervistave cilësore;
- Shkathtësi në komunikim dhe transmetim të informatës;
- Të kenë interesim në fushën e lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe çështje të tjera me rëndësi në shoqëri, me theks në luftimin e dhunës me baza gjinore;
- Të ruajnë informatat e marra nga të intervistuarit;
- Të respektojnë natyrën e ndjeshme të hulumtimit;
- Të respektojnë udhëzimet nga menaxherja e hulumtimit;
- Të jenë të gatshëm të udhëtojnë në të gjitha rajonet e Kosovës;
- Të kenë vullnet dhe dëshirë për të qenë pjesë e hulumtimit cilësor;
- Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe konsiderohet përparësi.
Misioni i Rrjetit i Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.