Punë praktike: Hulumtues/e

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkon të angazhojë një deri në tre praktikant/e që kanë interesim të fitojnë përvojë në hulumtim, përkatësisht në analiza gjinore në trasport (p.sh. si gratë dhe burrat kanë qasje të ndryshme në veturë, autobus dhe rrugë dhe se si shteti mund të përmirësojë qasjen). Pozita është pa pagesë dhe me orar fleksibil. RrGK do të ofrojë honorar për transportin dhe nevojat bazike për këtë punë vullnetare.   


Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivuesekosovawomensnetwork@gmail.com me titull: “Praktikant/e në Hulumtim”, deri me 18 mars 2024.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:

  • ​Kuptimi bazë i terminologjisë dhe koncepteve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore;
  • Aftësi të mira analitike/të menduarit kritik;
  • Të paktën një përvojë paraprake në hulumtime, duke përfshirë përvojën në intervistave;
  • Aftësi të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryerja e hulumtimeve cilësore dhe sasiore në lidhje me barazinë gjinore dhe transporten në Kosovë, si pjesë e ekipit hulumtues të RrGK;
  • Kryerja e intervistave, mbajtja e shënimeve dhe pjesëmarrja në analizimin e gjetjeve të intervistave; dhe
  • Bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të ekipit në hartimin e një raporti bazuar në gjetjet.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.