Punë praktike – “Cathy Frischmann” për aktivistet për të drejtat e grave

Cathy Frischmann (1952-2023) ishte një aktiviste për të drejtat e grave, feministe, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, mobilizuese për angazhimin e grave në politikë, botaniste që mbronte bimët vendase dhe shumë më tepër… Cathy e donte jetën prandaj edhe ia kushtoi atë mbrojtjes së të drejtave dhe jetës së të tjerëve. Ajo punoi vazhdimisht për ta bërë botën një vend më të mirë. Cathy ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2023.

Dashuria e Cathy-t për Kosovën nisi në vitin 2004, duke takuar organizatat anëtare të Rrjetit të Grave Kosovës, për të vazhduar edhe sot kur ajo nuk është më, por na la trashëgimi fondin për punë praktike në emër të saj. Në këtë frymë, kjo punë praktike, për të cilën RrGK do të hapë thirrje çdo vit, do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e reja të aktivisteve për të drejtat e grave. Prandaj:

  • A je aktiviste feministe dhe e apasionuar me rrjetet sociale dhe dizajnin? Bashkohu me ne që të bëjmë ndryshime!
  • A je kreative? Sepse po kemi nevojë për kreativitetin tënd!
  • A je duke studiu arte edhe po don me bo ndryshime përmes dizajnit grafik e PR materialeve? Sepse po na duhet entuziazmi yt për ndryshime përmes artit!

!!!Kjo punë praktike është për ty!!!

!!!Apliko!!!

Dërgoje CV-në, një letër motivuese dhe një punim origjinal kreativ (shkrim, dizajn) në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull: “PR Praktikante”, deri më 18 mars 2024.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, dhe avokimit.