NORMA vazhdon aktivitetet për fuqizimin e grave, falë mbështetjes organizative nga FGK 

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Shoqata e Juristёve Norma, më 20 prill ka mbajtur punëtori me anëtare të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës. 

Gjithsej 19 gra u informuan gjerësisht për të drejtat e tyre sipas ligjit dhe mundësitë për t’i mbrojtur ato, si dhe për luftimin e parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Ligjëruesja Ariana Qosaj-Mustafa, juriste, informoi të pranishmet për kornizën ligjore vendore dhe atë ndërkombëtare. 

Ajo ndau disa nga nenet më të rëndësishme të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, me theks të veçantë lidhur me urdhëresat mbrojtëse si dhe për institucionet ku viktima duhet të kërkojë ndihmë në rast të përjetimit të dhunës.  

Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me mbështetje financiare nga Sigrid Rausing Trust.