Organizata Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK) identifikon sfidat me të cilat përballen personat e verbër në arsim

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), KGVK ka përmbyllur nismën “Edukimi gjithpëpërfshirës funskionon më mirë për fëmijët e verbër dhe me të pame të dobësuar” falë grantit të dhënë nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) të RrGK-së.

Përgjatë nismës tetë mujore, organizata ka arritur të nxjerrë të dhëna për një temë që realizohet për herë të parë në Kosovë. Përmes observimit hulumtues të realizuar në Qendrën Burimore për Personat e Verbër “Xheladin Deda” në Pejë, organizata ka arritur të identifikojë sfidat dhe barrierat që personat e verbër dhe me të pamë të dobësuar, e posaçërisht gratë dhe vajzat, kanë në edukim.

Përfaqësuesit e organizatës kanë realizuar edhe një takim avokues me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës. Në takim janë prezantuar të gjeturat nga hulumtimi dhe është kërkuar që të mbështetet Qendra Burimore për Persona të Verbër duke siguruar infrastrukturën e nevojshme për të lehtësuar qasjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në shkolllim.

Gjithashtu, KGVK si përfituese e këtij projekti ka ngritur kapacitetet e saj duke nxjerrë të dhëna konkrete për një temë e cila do të shërbejë për zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të saj.   

Organizata KGVK e realizoi këtë aktivitet si përfituese e raundit ë 18-të të Fondit të Grave të Kosovës, përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).