Më 18 tetor, organizata Lulishtja organizoi, në Keqekollë, takimin e fundit në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të grave dhe fuqizimi i të drejtave të tyre përmes trashëgimisë pronësore”. Në këtë takim morën pjesë 23 gra dhe vajza të komunitetit shqiptar nga fshatrat e komunës së Prishtinës, trajnerja Premtime Preniqi si dhe përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).
Duke marr për bazë përqindjen e vogël të pronave të regjistruara në emër të grave në Kosovë si dhe faktit se Kosova krahas ekzistimin të infrastrukturës ligjore në kontekstin e të drejtave të grave për trashëgimi përballet me zbatim të dobët të ligjit për trashëgimi, organizata Lulishtja informoj dhe nxiti gratë e fshatrave të komunës së Prishtinës dhe Podujevës për regjistrimin e pronës në emër të tyre.
Në fillim të takimit, nga bisedat me pjesëmarrëset u vërejt se vetëm një pjesë e vogël e pjesëmarrëseve kanë njohuri për ligjet dhe mënyrat e ndarjes së trashëgimisë dhe nuk kanë njohuri elementare për ekzistimin e ligjit për regjistrimin e pronave në emër të dy bashkëshortëve. Gjatë diskutimit u vërejt se përveç faktit që jetojmë në një shoqëri patriarkale një arsye tjetër pse kemi një numër kaq të vogël të grave të cilat kanë pronë në emër të tyre është edhe heqja dorë me vetë dëshire nga gratë për të poseduar pronë në emër të tyre. Gjatë takimit u diskutuan të drejtat e grave në pronë si dhe trashëgimi pronësore. Trajnerja përveç informacioneve që iu dha pjesëmarrëseve, u shpreh e gatshme që edhe në të ardhmen të ju dal në ndihmë grave me udhëzime për mënyrën e regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve.
Gjatë takimit pati rrëfime të ndryshme nga shume gra dhe vajza, nga të cilat u shfaq interesim shumë i madh, sidomos nga gratë për ligjet dhe mënyrat se si ato në të ardhmen të ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë tek të gjithë fëmijët e tyre.
Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) si dhe është financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA).