Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen

Download File

Direktiva e Balancit Punë-Jetë (Direktiva BPJ) hyri në fuqi më 1 gusht 2019.[1] Miratimi i saj përfaqësonte një lëvizje drejt marrjes së një qasjeje më të gjerë për të adresuar nën-përfaqësimin e grave në tregun e punës.[2] Aspektet kyçe të Direktivës adresojnë pushimin e atësisë, pushimin prindëror, pushimin për kujdestaret dhe aranzhimet fleksibile të punës për prindërit dhe kujdestaret.[3] Ky raport merr parasysh ndikimin që Direktiva do të ketë në kornizën ligjore në Kosovë, duke pasur parasysh detyrimet e Kosovës për të harmonizuar legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.