Anëtaret e RrGGK-së diskutojnë ide dhe ndajnë përvoja rreth fuqizimit ekonomik të gruas.

RrGGK Mbledh Grupin e Fuqizimit Ekonomik

RrGGK organizoi një punëtori me Grupin Punues për Fuqizimin Ekonomik, më 6 Mars. Punëtoria kishte dy sesione: Fuqizimi Ekonomik
i Grave përmes Gjenerimit të të Ardhurave dhe të Drejtat e Femrës mbi Trashëgiminë dhe Pronën.
Në sesionin e parë morrën pjesë 21 anëtare të 17 OJQ-ve anëtare të RrGGK-së. Organizatat anëtare të RrGGK prezantuan punën e tyre
drejt fuqizimit ekonomik të grave. Më pas, Besa Shehu, Menaxhere Financiare dhe Administrative e RrGGK-së, hapi diskutimin mbi hapat
drejt fuqizimit ekonomik të grave në Kosovë përmes gjenerimit të të ardhurave.
RrGGK prezantoi idenë e mbështetjes së anëtareve të saj për të mbledhur produktet pundë dore të anëtareve të saj për shitje. Hapat e
propozuar përfshinin: mbledhjen e produkteve punëdore të grave për prezantim; fotografimin e produkteve; dhe mbledhjen e informatave
për të hyrat dhe afatet kohore që nevoiten për prodhim. Anëtaret poashtu diskutuan nevojën për të standardizuar produktet për eksport.
Ato vendosën që produktet duhet të bazohen në tradita, por edhe të jenë inovative dhe të adaptuara në kërkesat e tregut bashkëkohorë.
Anëtaret u pajtuan që të krijojnë një dokumentarë të shkurtër për produktet punëdore të grave, të asistuara nga Albulena Shabani, mtvU
Fituese e Bursës Fulbright për Bërjen e Filmave.
Grupi i dytë Punues në “Të Drejtat e Femrës mbi Trashëgiminë dhe Pronën” përfshiu shtatë organizata anëtare të RrGGK-së. Në Kosovë, mentaliteti tradicional, patriarkal dhe njohuritë e pamjaftueshme të qytetarëve, pengojnë implementimin e Ligjit mbi Trashëgiminë dhe Pronën. Pjesëmarrëset diskutuan lirinë dhe stabilitetin financiarë që ky ligj mund të iu jep grave. Fuqizimi Ekonomik i Grave poashtu kontribuon në minimizimin e gjasave që gratë të mund të përjetojnë dhunë.
Gjatë punëtorisë, anëtaret e RrGGK gjeneruan ide për implementimin dhe zbatimin e këtij ligji. Ato propozuan që RrGGK të përfshijë student të juridikut në monitorimin e gjyqtarëve për të vërejtur nëse ata janë duke e implementuar ligjin.
Anëtaret poashtu diskutuan organizimin e fushatave vetëdijësuese për të edukuar popullatën lidhur me të drejtat ligjore të grave dhe burrave.
RrGGK momentalisht është duke kërkuar fonde për të ndërmarrë iniciativat e rekomanduara nga anëtaret.