Më 8 mars, në Teatrin Oda u lansua fushata kundër dhunës ndaj grave, përmes shfaqjes së skenaristes Italiane Sara Bogatti të quajtur “Çdo të hënë në 1:30 pasdite”, me sponsorim të MAMACASH. RrGGK ka ndihmuar në nxjerrjen e fondeve për këtë shfaqje të mirënjohur e cila është një nga shfaqjet më me renome në Itali sa i përket çështjeve të grave dhe qëndrimit të tyre lidhur me rolin e tyre në shoqëri.
Kjo shfaqje me një akt portretizonte tri gra intelektuale të cilat takoheshin në bankë të një parku një herë në javë për të diskutuar lidhur me atë se si është të jesh femër në një shoqëri moderne. Të gjitha gratë e suksesshme karrieriste ende përballen me probleme të ndryshme profesionale dhe emocionale gjatë punës që bëjnë me kolegë meshkuj.
Në formë të komedisë së lehtë, kjo shfaqje barti mesazhin e vet lehtë në mënyrë universale, duke tejkaluar kufijtë kulturor apo kombëtar. Shfaqja ishte produksion ekskluzivisht i grave: regjisore Burbuqe Berisha, asistent regjie Shota Bukoshi, skenografe Rozafa Basha, kostumografe Iliriana Loxha-Basha, grimi Labinote Geci, dhe aktore: Ilire
Vinca-Çelaj, Anisa Ismaili, dhe Arberesha Grabovci-Nixha.