Anëtaret e Shoqatës së Fermereve nga Krusha e Vogël duke mësuar mbjelljen dhe teknikat e punës.

Shoqata e grave fermere "Krusha e Vogël"

Krusha e Vogël bën pjesë tek zonat më të prekura nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Jo vetëm që secila familje ka humbur disa anëtarë të familjes (veçanërisht burra dhe djem), por edhe mjetet e jetesës kur është djegur tërë qyteza.

Menjëherë pas luftën, u themelua Shoqata e Fermereve të Krushës së Vogël, për të mbështetur gratë, në mënyrë të veçantë kryefamiljaret, në zhvillimin e aftësive si fermere, me qëllim që të mund të gjenin mënyra mbijetese. Përveç grave të Krushës së Vogël, Shoqata gjithashtu ka përfshirë edhe gra nga disa fshatra pranë, duke përfshirë Hasin, Randobravën, dhe Piranën.

Shoqata nuk është një shoqatë tipike e fermerëve në kuptimin që ajo i bashkon mundësitë për zhvillim për anëtarët e saj me mbështetje psiko-sociale. Përsa i takon vitit 2013, 180 anëtaret e shoqatës janë aftësuar në punime artizanale, bujqësi dhe blegtori. Tani shoqata angazhohet të gjejë mënyra për menaxhimin më të mirë të punës së saj, me qëllim që të bëhet më e fuqishme ekonomikisht. Në këtë bënin pjesë avancimi i njohurive mbi mënyrën e hapjes dhe drejtimit të bizneseve të vogla. Me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (2,390 €), Shoqata ka mundur të mbështesë anëtaret e saj në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve të tyre, në drejtim të përmirësimit të shitjeve.

Për shembull, disa anëtare të Shoqatës kanë pasur probleme me qumështin i cili prishej përpara se të shitej. Dile Prekpalaj, afariste me përvojë, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës, i ndihmoi fermeret se si të përmirësonin higjienën e qumështit. Si rezultat, 22 gra kanë mundur të rrisin jetëgjatësinë e qumështit, dhe të ardhurat e tyre mujore, gjithsej 160 € në muaj.

Dymbëdhjetë gra, të cilat janë duke u specializuar në punimet artizanale, kanë marrë këshilla praktike për menaxhimin më të mirë dhe tregtimin e produkteve të tyre, duke përfshirë shkathtësitë në menaxhim të biznesit. Tetë prej tyre shitë produktet e tyre, dhe fituan përafërsisht 120 €.

Ndërkohë, anëtaret të cilat janë duke punuar në bujqësi kanë mësuar teknika të mbjelljes, si dhe strategji për menaxhimin e suksesshëm të bizneseve. Një grup prej 19 fermeresh vizituan fshatin Koretin në Komunën e Kamenicës, ku kanë mësuar nga Skender Dervishi dhe Ibrahim Bunjaki, pronarë të “Qendrës së Fidanëve”.
“Kjo vizitë ka mbështetur shkëmbimin e eksperiencave në fushën e bujqësisë,” tha një pjesëmarrëse. “Ekspertët kanë shpjeguar se si e drejtojnë biznesin e tyre, cilat filiza i kultivojnë, si dhe mënyrën e procesit të mbjelljes.”

Gratë patën mundësinë të mësonin mënyra konkrete për organizimin më të mirë të mbjelljes së fidaneve, si dhe të shihnin lloje të reja të filizave të cilat nuk i kishin parë asnjëherë më parë.
“Trajnimet kanë qenë shumë të rëndësishme për ne,” tha një anëtare. “Kjo vizitë ishte diçka e dobishme. Kaluam shumë bukur dhe mësuam shumë gjëra të reja.”

Përvoja nuk ishte vetëm arsimore, por edhe përforcuese. Për disa gra, kjo ishte hera e parë që udhëtonin jashtë fshatit të tyre.

Ndonëse projekti përfundoi në korrik, tetë gra planifikojnë të hapin bizneset e tyre në të ardhmen, ku do të vazhdojnë të përdorin njohuritë të cilat i fituan nëpërmjet kësaj nisme.