Me 7-11 Qershor vajzat nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Split, Kroaci. Atyre iu bashkangjitën edhe vajzat nga Kroacia, Armenia dhe Azerbejgjani. Vajzat diskutuan të drejtat e LGBT, si dhe shkëmbyen informata e përvoja. Ato poashtu morën pjesë në Paradën për të Drejtat e LGBT.
Që nga viti 2011, Kvinna till Kvinna (KtK) përmes vizitave studimore ka mbështetur fuqizimin e vajzave nga Kosova dhe Serbia. Kjo ishte vizita e katërt e këtij lloji, e vizitat paraprake janë mbajtur në Izrael/Palestinë, Kosovë dhe Serbi.
Vizitat studimore kanë krijuar miqësi të forta në mes të pjesëmarrëseve. “Ne tani kemi dikë në Kosovë dhe vajzat nga Kosova kanë dikë në Serbi me të cilët mund të kontaktojnë dhe të bashkëpunojnë, pa u ballafaquar me problemet në mes te dy vendeve tona,” tha një pjesëmarrëse nga Serbia.
Vajzat nga rajoni tashmë kanë filluar bashkëpunimin në iniciativa të përbashëkta (klikoni këtu për më shumë informata). Në mesin e këtyre inciativave, RrGGK për këtë vit, ka filluar Iniciativën për Fuqizimin e Vajzave me mbështetje të KtK. Ju që jeni të interesuara të kontribuoni në fuqizimin e vajzave në Kosovë mund t’i bashkangjiteni grupit tonë.