Me 21 tetor 2014, femACT në Gjilan takuan kryesuesën e kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi, ku kërkuan përkrahjen e komunës në realizimin e një akcioni në rrugë për të ngritur vetëdijën tek qytetarët lidhur me kancerin e gjirit.
Takimi u hap duke diskutuar për rreziqet e kancerit, dhe se si rastet e prekura nga kjo sëmundje po rriten çdo ditë e më shumë. Si problem kryesor ato ngritën faktin që në shumicën e rasteve, kanceri i gjirit shfaqë shumë pak simptoma dhe për këtë arsye nuk zbulohet me kohë, prandaj rekomandohet që kontrollet të bëhen në mënyrë sistematike.
Përderisa muaji i tetorit shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe meqenëse në Gjilan nuk është lajmëruar që do të këtë asnjë aktivitet, vajzat e panë si shumë të arsyeshme që së paku vetë ato të planifikojnë një akcion për të ngritur vetëdijën për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ato poashtu kërkuan nga komuna një përkrahje finaciare simbolike për të realizuar këtë plan.
Zj. Bunjaku-Rexhepi shprehi gatishmërinë të ju ndihmoj vajzave për këtë fushatë një ditore. “Ne u japim mbështetje aktiviteteve të cilat bëhen për këtë qëllim madhor, që është ruajtja e shëndetit të gruas,” tha ajo. “Kjo fushatë vetëdijësuese është shumë e domosdoshme për sensibilizimin e grave dhe vajzave nga ky kërcënim që është shumë i rrezikshëm për jetë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kësaj sëmundje të rëndë e cila me zbulimin e hershëm edhe mund të shërohet”. Vajzat u treguan shumë falenderuese, dhe filluan me planet dhe përgaditjet.
Si rezultat, me përkrahjen e Komunës së Gjilanit, dhe veçanërisht kryesueses së kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi, me 1 nëntor 2014, femACT në Gjilan do të organizoj një akcion rrugor, ku do të shpërndajnë broshura, dhe informata për kancerin e gjirit, preventivat, simptomat, kontrollimin, dhe diagnostifikimin.