EULOC mban punëtorinë e parë për promovimin e buxhetimit të drejtë gjinor 

Modeli i strukturës gjinore, integrimi i buxhetimit gjinor si dhe mjetet standarde të buxhetimit gjinor, ishin disa nga temat që u diskutuan në punëtorinë “Politika dhe praktikat e buxhetimit gjinor në nivel komunal” , më 27 nëntor nismë kjo e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK) të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK)zbatuar nga Organizata për Reforma Lokale-EULOC në Viti. 

Melihate Osmani, Menaxhere e EULOC, në fillim paraqiti rëndësinë e këtij projekti i cili synon të përmirësojë zbatimin e buxhetimit të drejtë gjinor në nivel lokal.  

Ndërsa Florim Brahimi, Drejtor Ekzekutiv në EULOC, përmendi ecurinë dhe fazat e zbatimit të kësaj nisme pesë mujore, ku do të përfshihen zyrtarët komunal, antarët e Kuvendit Komunal, komitetet, grupet e grave, shoqëria civile, si dhe akterë të tjerë 

Latife Neziri, Konsulente e Trajnimit, theksoi rëndësinë e përfshirjes se grave dhe burrave në të gjitha fazat e procesit të vendimmarrjes. 

“Buxhetimi gjinor është një analizë e buxhetit nga prespektiva gjinoreku rezultojnë dallime për sa i përket ndikimit të tij te burrat dhe gratë”, tha Neziri.

Në punëtori pjesëmarrës ishin zyrtarë nga drejtori të ndryshme të Komunës së Vitisë ku morën udhërrëfyes dhe rekomandime të nevojshme për përfshirjen e perspektivës gjinore në buxhetim. 

Si pjesë e kësaj nisme, EULOC ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Vitisë për të siguruar zbatimin sa më të madh të Ligjit për Barazi Gjinore (LBGj) dhe praktimin e buxhetimit gjinor në Viti. 

Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë. 

Përveç organizatës EULOC, përfituese nga raundi i 13-të i FGK-së janë edhe 17 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU