Përgjatë prillit të vitit 2022 e deri në janar të 2023-tës, 100 gra nga fshatrat e rajonit të Prevallës së komunës së Prizrenit u ndërgjegjësuan për fuqizimin ekonomik të grave, parandalimin e dhunës në baza gjinore, vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe mundësitë e punësimit për gratë e varura ekonomikisht nga familja.
Kjo seri aktivitetesh e organizatës anëtare të RrGK-së, Rikotta, u realizua në kuadër të projektit “Parandalimi i dhunës përmes zhvillimit ekonomik të grave të Komunës së Prizrenit” i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) Falë aktiviteteve të mbajtura nga ky projekt pritet që nga muaji shkurt 10 gra të fillojnë punën në biznese private në komunën e Prizrenit.
Kurorëzimi i këtij projekti u bë më 27 janar ku në Prizren u mbajt takimi përbyllës mes OJQ-së Rikotta dhe zyrtarëve komunalë, me ç’rast u shpalosën të gjeturat, u diskutua problematika e dhunës në baza gjinore dhe ajo për gratë e varura ekonomikisht nga familja.
Pranvera Bullaku, drejtoreshë e organizatës Rikotta shpjegoi ecurinë e trajnimeve dhe aktiviteteve të mbajtura me gratë gjatë kësaj periudhe 10 mujore.
“Në fillim të projektit, tre muajt e parë kemi mbajtur trajnime të ndryshme për përgatitjen e ushqimit, të brumërave dhe ëmbëlsirave. Pastaj kemi filluar t’i mbajmë trajnimet për krijimin e CV-së dhe letrës motivuese, t’i mësojmë gratë të aplikojnë për vende të lira të punës. Trajnimi i tretë ka qenë për gjetjen e burimeve dhe si një grua të hap biznes në Kosovë, si t’i gjejë mjetet e punës, mjetet financiare” – tregoi ajo.
Bullaku tutje shpjegoi se gjatë muajit nëntor janë bërë hulumtime në internet për të parë se për çfarë ka nevojë më së shumti për vende të punës në sektorin privat, ku ndër pozitat më të kërkuara kanë qenë për punëtore të arkave dhe punëtore për furra të bukës.
“Projekti ka qenë i qëlluar, ka pasur rezultat të mirë, mëse 100 gra janë trajnuar, 10 gra ma merr mendja që fillojnë prej shkurtit me punu në sektorin privat nëpër bizenese të ndryshme në komunën e Prizrenit”- theksoi Bullaku teksa si rezultat pozitiv përmedi edhe vetëdijesimin e grave për raportimin e dhunës.
“Gradualisht gratë kanë filluar të vetëdijesohen, ka pasur gra që nuk kanë ditur që në komunën e Prizrenit eksizton strehimore dhe Qendrës për Punë Sociale ku duhet të lajmërohen se gjithmonë kanë qenë të frikësuara. Po ashtu, kemi mbajtur takime me gra për t’i vetdijesuar që ta lajmërojnë rastin kur kanë dhunë ose në familje ose kudo”- u shpreh Bullaku.
Përgjatë takimit përmbyllës të 27 janarit e pranishme ishte edhe Kumrije Bytyqi, drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prizrenit e cila në mesin e problemeve përmendi rastet kur fëmijët edukohen nën mentalitetin patriarkal që nga vegjëlia dhe potencoi edhe nevojën e punëtorëve social në shkolla dhe në polici. 08 A
“Ka shumë për t’u bërë, ka një vakum insitucional, ka edhe mungesë të burimeve njerëzore dhe mbetet që të ketë edukim më të vazhdueshëm, domethënë trajnime një vjecare e më gjatë dhe të specalizohen shërbimet, të profilizohen punëtorët, besoj që (kështu) do të kemi sukses”-përmbylli ajo.
Ky projekt përkrahet nga raundi i 17-të i Fondit të Grave të Kosovës të RrGK-së me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së RrGK-së “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.