RrGK dërgon rekomandime për buxhetin te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Sot, RrGK dërgoi një letër me rekomandime Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e vitit 2026. Rekomandimet tona fokusohen në Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor (BPGj), që nënkupton ndarjen e fondeve publike në mënyrë të tillë që të adresohen nevojat e ndryshme të grave, burrave, vajzave dhe djemve, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Zbatimi i BPGj-së forcon transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e shpenzimeve qeveritare, duke promovuar njëkohësisht barazinë gjinore. Bazuar në hulumtimin e RrGK-së, RrGK rekomandon që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit:

  • Të përfshijë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) në Strategjinë e Arsimit dhe Planet e Veprimit, në buxhetin vjetor të arsimit, si dhe në politikat dhe legjislacionin për edukimin në fëmijërinë e hershme (EFH) dhe asistencën sociale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së EFH-së dhe promovimin e të nxënit që sfidon stereotipet e dëmshme. Të planifikohen fonde për zbatimin e pedagogjisë dhe të sigurimit të cilësisë së përgjegjshme gjinore, duke përfshirë indikatorë për vlerësimin e zbatimit të kurrikulave, cilësisë së shërbimeve dhe përfituesve të shërbimeve për vajza dhe djem, sipas metodologjisë së përcaktuar nga RrGK. Linjat buxhetore duhet të përfshijnë fonde për strategjitë e sigurimit të cilësisë, skemat sociale, strategjitë e rekrutimit (veçanërisht për burrat në EFH), aktivitetet e angazhimit të komunitetit dhe trajnime, duke përfshirë trajnimin e detyrueshëm të mësimdhënësve, për të siguruar që ata të mund të zbatojnë kurrikulat që u ofrojnë vajzave dhe djemve mundësi të barabarta të të nxënit. Investimi në arsim cilësor mund të sigurojë që ndarjet buxhetore të përkthehen në rezultate domethënëse për barazinë gjinore, në përputhje me Planin e Veprimit të BE-së për Barazinë Gjinore III, CEDAW, OZHQ-të dhe Objektivat e Barcelonës të BE-së.
  • Të publikojë shtojcën e Buxhetit të vitit 2026, të kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe në përputhje me OZHQ 5, treguesi 5.c.1, duke shpjeguar në mënyrë transparente se si buxheti për vitin 2026 do të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore dhe shpenzimet përkatëse të parashikuara.

Lexoni letrën e plotë këtu.