Përmes një kumtese për media të dërguar më 1 gusht, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me një pjesë të shoqërisë civile ka reaguar kundër qëndrimeve homofobike të shprehura nga patologu kosovar, Dr. Nazim Qehaja.
Qehaja shkaktoi skandal kur haptazi justifikoi dhunimet seksuale, të cilat, sipas tij, ndodhin për shkak se një vajzë/grua vishet në një mënyrë që për të konsiderohet e “pamoralshme dhe antikombëtare”.
Pas disa reagimeve në media sociale nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të drejtave të grave dhe vajzave si dhe nga aktivistët e të drejtave të personave LGBT, Dr. Qehaja vazhdoi duke arsyetuar qëndrimet dhe bindjet e tij se dhuna seksuale në disa raste është e arsyeshme, dhe se përdhunuesit nuk duhet të dënohen, as nuk duhet të përgjigjen para ligjit.
Përmes kësaj letre, organizatat e poshtëshënuara, rikujtojnë Dr. Qehajën se në qoftë se dhunimi seksual do të ishte specifikë e personave me çrregullime mendore, atëherë shteti ynë përmes ligjeve që janë të harmonizuara me ligjet e vendeve të zhvilluara demokratike, nuk do ta përkufizonte dhunimin seksual si vepër penale, të dënueshme me 2-10 vjet burgim, por si çrregullim të shëndetit mendor.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton liri dhe siguri për çdo qytetar, pa marrë parasysh gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, kombin, racën ose fenë. Në bazë të ligjit, çdo person që përhap urrejtje dhe përçarje, duhet të marrë dënimin e merituar. Andaj, kërkojmë gjithashtu nga Prokuroria e Shtetit që urgjentisht të marrin masa ndaj Dr. Qehajës.
Lexo KËTU kumtesën e plotë.
Kjo kumtesë u nëshkrua nga:
DokuFest
Fondacioni Lumbardhi
Fondi Kosovar i Shoqërisë Civile – KCSF
Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB
Fondi për Zhvillim Komunitar –CDF
INTEGRA
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED
Instituti GAP
Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
Këshilli Rinor Kosovar –KYC
Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë – ERAC
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – YIHR
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
OJQ Konsumatori
Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë –CEL
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore- CSGD Kosova
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC
Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve – ECMI Kosovo
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional – CLARD
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGj
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT
Rrjeti i Grave të Kosovës –RrGK
Syri i Vizionit
Shkëlzen Maliqi
Shoqata e Juristeve- NORMA
Shoqata Numizmatike “Demastion”.