Me datë 17 janar, Misioni i OSBE-së në Kosovë, publikoi raportin “Strehimoret për Viktimat e Dhunës në Familje në Kosovë”. Përveq kornizës ligjore përkitazi me fushëveprimin e strehimoreve, ky raport analizon edhe çështje tjera të ndërlidhura më qëndrueshmërinë financiare të strehimoreve, kapacitetet e stafit të strehimoreve, shërbimet që i ofrojnë si dhe mekanizmat koordinues komunal mbi dhunën në familje. Tutje, raporti identifikon sfidat kryesore të strehimoreve si dhe jep rekomandime për tejkalim të sfidave të strehimoreve si dhe për mekanizmat komunal kordinues mbi dhunën në familje.
Në lancim të këtij raporti, panelist ishin: Jan Braathu Ambasador i OSBE Misioni në Kosovë, Naim Qelaj, Kooridnator Kombëtar kundër Dhunës në Familje, Adile Basha nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sakibe Doli nga Strehimorja në Gjakovë “Shtëpia e Sigurtë” si dhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përfaqësuese ishte Adelina Berisha. Të gjithë panelistët u pajtuan që duhet angazhim më i madhë për të siguruar përhkraje për stafin dhe punën e strehimoreve, me theks të veçant në qëndrueshëmrinë e tyre financiare.
Adelina Berisha rikujtoi të pranishmit për aktivitetet që RrGK ka ndërmarë me qëllim të përkrahjes së strehimoreve të dhunës në familje duke përmendur se “RrGK ka avokuar në fund të vitit 2018 tek deputetët e Kuvendit të Kosovës me qëlim të kriijimit të linjës buxhetore për mbeshtetje të qëndrueshme financiare për strehimoret e dhunës në familje”. Ajo poashtu kërkoi që “OSBE, Zyra e Koordinatorit Kombëtar kundër Dhunës në Familje si dhe akterët tjerë relevant, të mbështesin këtë iniciative të RrGK-së, duke bërë presion që deputetët ta përkrahin buxhetimin e strehimoreve me një fodn të qëndrueshëm”.
Raportin e publikuar mund ta gjeni këtu.