RrGGK monitoron implementimin e Rezolutës 1325 në Kosovë

Me fillim në muajin qershor, një ekip hulumtues i RrGGK intervistoi figurat kyçe të jetës publike Kosovare për të dokumentuar dhe vlerësuar implementimin e Rezolutës 1325 në Kosovë. Hulumtimi i tyre përfshinte intervista me politikanë lokalë, aktivistë të shoqërisë civile, punonjës të UNMIK-ut, dhe figura tjera udhëheqëse. Hulumtimi kishte për qëllim përcaktimin e faktit nëse rezoluta mbi
gratë, paqen dhe sigurinë, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në vitin 2000, e zbatueshme për të gjitha shtetet, është implementuar në Kosovë gjatë tetë viteve të fundit. Rezoluta mbuloi fushat siç janë përfshirja e grave në vendimmarrje dhe ndërtim të
paqes, tentativat për të kanalizuar vetëdijen mbi çështjet gjinore në misionet paqeruajtëse, dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna në baza gjinore gjatë dhe pas konfliktit.

Profesoresha Lynne Alice nga Deakin University i Australisë ishte udhëheqëse e këtij hulumtim. Që nga koha e angazhimit të saj në Universitetin e Prishtinës në vitet 2001 deri 2003, ajo ishte kthyer në Kosovë disa herë për të asistuar iniciativa të ndryshme të shoqërisë civile dhe universitetit. Ajo kaloi dy muaj duke mbikëqyrur hulumtimin e kryer nga një ekip vendor hulumtues: të përbërë nga Dafina Beqiri, Albana Lumi, dhe Ali Misimi. Elizabeth Carolan, praktikante nga Irlanda gjithashtu ndihmoi këtë hulumtim. Hulumtimi u përkrah nga
UNDEF dhe UNIFEM.

Zena Zenama ndërmori një projekt të ngjashëm hulumtues në Bosnjë e Hercegovinë. Lynne Alice dhe anëtarët e ekipit hulumtues udhëtuan në Sarajevë në muajin shtator për të asistuar në fazat përfundimtare të mbledhjes së të dhënave atje. Në përvjetorin e shtatë të Rezolutës 1325 më 31 tetor, një përmbledhje ekzekutive e këtij raporti u shpërnda përmes raportit tek një audiencë e gjerë. RrGGK planifikon të publikojë raportin final më 5 dhjetor në Grand Hotel në Prishtinë.