Me 1 Tetor Shoqata Venera anëtare e RrGGK organizoi tryezë të rumbullakët në kuadër të projektit “Dhuna ndaj femrës nuk është çështje familjare”.
Në tryzë morën pjesë 10 gra të cilat janë edhe përfituese të projektit. Shoqata Venera u ka ndihmuar duke përpiluar shkresa të ndryshme varësisht nga rastet që ato kanë paraqitur. Në këtë takim mori pjesë poashtu edhe Flora Memia përfaqësuese e Strehimorës “Operacioni Mëkëmbja” në Pejë, e cila njoftoi gratë për kushtet e strehimores.
Më pas, gratë i ndanë rrëfimet e tyre me të pranishmet. Rastet ishin nga më të ndryshmet duke filluar nga ato të kontesteve pronësoro-juridike, mohimi i atësisë e deri tek rastet e dhunës në familje të ushtruar nga ana e bashkëshortëve të tyre.
“Të gjitha gratë ishin viktima të dhunës fizike, psiqike dhe poashtu edhe viktima të procedurave institucionale. Disa nga këto gra janë trajtuar keq edhe nga ana e institucioneve apo organeve, të cilat janë kompetente për mbrojtjen e tyre, prandaj ne po mundohemi që ti ndihmojmë ato.” – tha Miradije Gashi Drejtore e shoqatës Venera.
Gratë përpos që ndanë rrëfimet e tyre, ato arritën që të njoftohen edhe me problemet e njëra tjetrës dhe në një mënyrë të solidarizohen me njëra-tjetrën.
Pjesëmarrëseve poashtu u ofruan fletushka me përmbajte informuese kundër dhunës në familje të përpliuara nga Shoqata Venera, në kuadër të projektit “Dhuna ndaj femrave nuk është çështje familjare”.
Kjo inciativë është përkrahur nga raudi i pestë i Fondit të Grave të Kosovës (FGK) i cili mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Kvinna till Kvinna (KtK).