RRGGK publikoi gjetjet e studimit të parë mbarëkosovar mbi dhunën në familje

Hulumtimi i parë i thukët i dhunës në familje në Kosovë, i titulluar “Siguria fillon në shtëpi”, u bë publik më 27 nëntor në Hotelin Grand në Prishtinë. Agjencia për barazi gjinore që punon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit me përkrahje të Iniciativës për Siguri dhe Qetësi të Grave pranë UNDP-së, kontraktoi RrGGK-në për përpilimin e raportit. Gjetjet dhe rekomandimet do të shërbejnë si bazë për Planin dhe Strategjinë e parë Kombëtare të Veprimit kundër Dhunës në Familje.

RrGGK ka shfrytëzuar një metodologji të përzier e cila përfshinte mbledhjen e statistikave nga institucionet relevante;
shqyrtimin ligjeve e legjislacionit relevant dhe shërbimeve sociale në dispozicion; duke anketuar 1,256 gra dhe burra të të gjitha moshave dhe grupeve etnike në Kosovë; dhe duke anketuar përfaqësues të institucioneve kosovare dhe ekspertë të organizatave relevante. Kapitujt e raportit përfshijnë:

  1. Perceptimet e qytetarëve mbi dhunën në familje: Çka është abuzive dhe në çfarë rrethanash
  2. Shpërhapja dhe format kryesore të dhunës në familje në Kosovë
  3. Pasojat e dhunës në familje
  4. Përgjigjet e qytetarëve: Metodat që qytetarët përdorin dhe propozojnë për ndalimin e dhunës apo zvogëlimin e rrethanave të saj
  5. Kufizimet sociale që privojnë grupet e caktuara demografike të fushave private dhe publike, që kanë mundësi të rrisin dhunën në familje
  6. Boshllëqet ligjore dhe institucionale në trajtimin e dhunës në familje

Raporti përfshin rekomandimet për reformat ligjore dhe legjislative; Shërbimin Policor i Kosovës; Ministrinë e
punës dhe mirëqenies sociale dhe Qendrat për punë sociale; Ministrinë e drejtësisë; Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
Ministrinë e ekonomisë dhe financave; Ministrinë e shëndetësisë; dhe Ministrinë e arsimit, shkencës dhe
teknologjisë.