RrGGK përkrah ndërtimin e paqes në Evropën Juglindore

Më 19 prill, në “Samitin e Grave për Paqe të Qëndrueshme në Evropën Juglindore”, Lobi Rajonal i Grave për Paqe dhe Siguri në Evropën Juglindore, që përfshin gra nga politika dhe shoqëria civile nga Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova u takua në Vjenë. Gjatë takimit, ato diskutuan mbi situatën politike në vendet e tyre dhe lidhur me mënyrën në të cilën mund të kenë ato ndikim në zgjidhjet paqësore të konflikteve politike në rajon. Pjesëmarrëset krijuan strategjinë për vitin 2007. Samiti u përmbyll me një deklaratë të shkruar nga Lobi Rajonal i Grave, e cila iu dërgua Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në
deklaratë thuhej:

Lobi shpreh përkrahjen e fuqishme për propozimin e Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës; Lobi inkurajon Këshillin e
Sigurimit që të garantojë që rezoluta e re mbi Kosovën të njeh të drejtën për siguri njerëzore për të gjitha gratë dhe burrat si gurthemel
për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon; Lobi mirëpret standardet e larta të përcaktuara nga propozimi i Z.Ahtisaari lidhur me
mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare dhe integrimin e plotë të tyre në shoqërinë Kosovare, dhe; Lobi
Rajonal i Grave njeh të drejtën e të zhvendosurve për tu kthyer në Kosovë, dhe faktin që Qeveria e Kosovës duhet të përkrahë
integrimin e tyre.

RrGGK mori përsipër organizimin logjistik dhe procedural të takimit të Lobit Rajonal të Grave, me përkrahje financiare
nga UNDEF dhe UNIFEM.